Dita e Çlirimit, Nikolla: Kurorëzim i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përshëndetur 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit. “29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Çliri...
Dita e Çlirimit, Nikolla: Kurorëzim i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare
Foto: Dita e Çlirimit, Nikolla: Kurorëzim i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përshëndetur 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit.

“29 Nëntori, Dita e Çlirimit, është kurorëzimi i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Çlirimi i Shqipërisë është një vepër monumentale e partizanëve shqiptarë, të mbështetur nga populli, të cilët në Luftën e Dytë Botërore e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë.

Lufta e ashpër kundër pushtuesve në malet, luginat, fshatrat, qytetet, në çdo pëllëmbë të territorit të Shqipërisë është një sakrificë e madhe, por edhe një frymëzim i madh.

Antifashizmi, liria dhe vlerat demokratike qëndrojnë në themelet e Shqipërisë evropiane, një anëtare e denjë e NATO-s, kontribuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë e në botë dhe promotore e zhvillimit, integrimit dhe bashkëpunimit në rajon.

I bashkohem sot mirënjohjes e nderimit për dëshmorët, veteranët e Luftës, çlirimtarët e Shqipërisë”, shkruan ajo.