Dita e Çlirimit, Ilir Meta dhe anëtarët e Partisë së Lirisë homazhe tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe anëtarët e kësaj force politike, kanë kryer homazhe sot tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ me rastin e ditës së Çlirimit. Ndonëse kjo datë është ditë përbashkimi, polit...
Dita e Çlirimit, Ilir Meta dhe anëtarët e Partisë së Lirisë homazhe tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’
Foto: Dita e Çlirimit, Ilir Meta dhe anëtarët e Partisë së Lirisë homazhe tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe anëtarët e kësaj force politike, kanë kryer homazhe sot tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ me rastin e ditës së Çlirimit.

Ndonëse kjo datë është ditë përbashkimi, politika kryesisht ka festuar e ndarë. Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.