Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Lazim Destani: Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe ose Kongresi i Manastirit shënon takimin e dhjetëra studiuesve shqiptarë, i mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, me qëllim krijimin e alfabetit...
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Lazim Destani: Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë
Foto: Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Lazim Destani: Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe ose Kongresi i Manastirit shënon takimin e dhjetëra studiuesve shqiptarë, i mbajtur nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, me qëllim krijimin e alfabetit shqip. Në këtë Kongres, delegatët nga Shqipëria dhe nga shoqatat dhe klubet shqiptare në të gjithë botën morën vendimin për të pranuar alfabetin latin, me disa ndryshime të caktuara.

Ndër ata që nuk e harron asnjë datë as të ngjarjeve të mëdha historike kombëtare është biznismeni i njohur ndërkombëtar dhe filantropi i madh shqiptar, Lazim Destani.

Ai sot, nëpërmjet postimit në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka zgjedhur për ta uruar festën e Ditës së Alfabetit Shqip: “Qofshim gjithmonë krenarë për vizionin europian të rilindësve tanë”.

Për popullin shqiptar, Kongresi i Manastirit ishte ngjarja më e rëndësishme në fillim të shekullit të 20-të, së bashku me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912. Me këtë, 22 Nëntori mbetet një ditë përkujtimi për popullin shqiptar, e njohur si Dita e Alfabetit.