Disa fakte mbi tërmetin në Durrës që nuk i ka thënë askush deri më tani

Tërmeti i datës 26 nëntor ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe shkatërrimin e disa shtëpive dhe pallateve.

Pas mëngjesit të kësaj date, ka pasur tërmete të tjera të njëpasnjëshme, por me magnitudë me të vogël.

Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit, Markel Baballëku ka listuar disa fakte të rëndësishme që lidhjen me tërmetin.

Postimi i plotë:

Natyra kaotike e tërmetit, thellësia e vatrës dhe mjedisi ku udhëtojnë valët e tij nuk lë vend për shumë mundësi për vendosjen e një varësie të mirëcaktuar të ngjarjeve sizmike me pasojat sipërfaqësore në zona të ndryshme.

Disa përfundime paraprake që mund të interpretohen kundërthënëse:

1-) Tërmeti i shtatorit goditi një kategori ndërtesash më fortë në Tiranë (0.18g) sesa në Durrës (0.12g), ndonëse vatra e tërmetit ishte më pranë Durrësit;

2-) Tërmeti i sotëm (0.12g) solli pasoja ndërtimore në Tiranë kryesisht më pak sesa tërmeti i shtatorit (0.18g), ndonëse kishte magnitudë më të lartë (6.4>5.6) dhe se ndjesia e banorëve ishte e kundërt;

3-) Ngjarjet sizmike me magnitudë të madhe (5.6 9/21 dhe 6.4 11/26) nuk janë të zakonshme të ndodhin pranë njëra-tjetrës;

4-) Lidhja e intensitetit (pasojat në sipërfaqe) me fuqinë e tërmetit (magnituda) nuk vlen plotësisht për interpretime kur ndërtesat projektohen me kushte të ndryshme projektimi. Magnituda 6.4 dhe Intensiteti përkatës 9 ballë, shërben pjesërisht vetëm për epiqendrën e tërmetit;

Dhe një pikë për ndërtesat….

5-) Disa ndërtime në Durrës, ndonëse me disa kate shtesë, kanë përballuar të dyja ngjarjet sizmike. Ndërtesat parafabrikat, përkundrejt pritshmërive, kanë përballuar mirë tërmetin./ apel.media