Banka qendrore suedeze, do të nënshkruajë një marrëveshje me kompaninë konsultuese Acentura, për zhvillimin e një monedhe digjitale, që do të pagëzohet me emrin e-kruna.
Përdorimi i parave është ulur në Suedi, prandaj dhe Riksbank nisi një projekt në pranverë të vitit 2017 për të analizuar tregun, me qëllim krijimin e monedhës digjitale.
Parashikohet që monedha e re elektronike nuk do të ketë influencë mbi qasjen e qytetarëve ndaj fondeve të Qeverisë.
Ndërsa, banka u shpreh e gatshme për t’u bashkuar me projektin pilot për një vit. Mendohet se ky projekt do të ketë sukses në zhvillimin e një platforme teknike, e cila mundëson që e-kruna të paguhet përmes kartave, telefonave celularë si dhe pajisjeve të tjera./apel.media