Digjet makina e parkuar në Vlorë

foto ilustruese

Policia e Vlorës njofton se një makinë tip “Opel” është djegur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip “Opel” i parkuar, në pronësi të shtetasit R. D.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.