Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë

foto ilustruese

Digjet automjeti i një biznesmeni të njohur në Lezhë. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi) i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.

Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.