Dielli lëshon flakërimin më të fuqishëm në gati një dekadë

Gjatë ditës së djeshme, dielli ka lëshuar flakërimin më të madh diellor në shtatë vjet.
Dielli lëshon flakërimin më të fuqishëm në gati një dekadë

Gjatë ditës së djeshme, dielli ka lëshuar flakërimin më të madh diellor në shtatë vjet.

Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor e Administratës Kombëtare Amerikane të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) njoftoi se shpërthimi ishte flakërimi diellor i 17-ti më i madh i regjistruar ndonjëherë.

Qendra paralajmëroi se disa radio-transmetues dhe pajisje teknike të ngjashme mund të preken nga flakërimi i fuqishëm diellor.

Flakërimi diellor ndodhi rreth orës 13:00 me orën lindore (1700 GMT) dhe nga qendra e NOAA-s u vlerësua si flakërim i kategorisë X, respektivisht llojit më të fuqishëm.

Përveç kësaj, flakërimi u vlerësua në shkallën X8,7, që do të thotë se ishte në skajin më të fuqishëm të spektrit të kategorisë X, i cili varion nga 1 deri në 9.

Flakërimet diellore janë shpërthime energjike nga dielli dhe mund të shkaktojnë ndërprerje të radios nga minuta deri në orë.

Ato klasifikohen nga kategoria A deri në kategorinë X, me çdo kategori të shkallëzuar nga 1 deri në 9 brenda saj.