Dibra, qarku me varfërinë më të madhe/ Durrësi më i pasuri

Nga viti në vit, të dhënat ekonomike të 12 qarqeve të vendit po tregojnë zhvillim të pabarabartë. Sipas INSTAT, në 10 vitet e fundit, ekonomia e rajonit të Qendrës është rritur mesatarisht me 3.4% në ...
Dibra, qarku me varfërinë më të madhe/ Durrësi më i pasuri
Foto: Dibra, qarku me varfërinë më të madhe/ Durrësi më i pasuri

Nga viti në vit, të dhënat ekonomike të 12 qarqeve të vendit po tregojnë zhvillim të pabarabartë. Sipas INSTAT, në 10 vitet e fundit, ekonomia e rajonit të Qendrës është rritur mesatarisht me 3.4% në vit, Rajoni i Veriut u rrit mesatarisht me 2.4% në vit, ndërsa Jugu me 2.6%. Qarku më i varfër, Kukësi, shënoi rënie të ekonomisë gjatë dekadës me 2.7%, duke u varfëruar më tej.

Zhvillimi ekonomik i rajoneve është ndikuar negativisht nga emigracioni i lartë, teksa mungojnë politikat zhvillimore me fokus qarku. Ekspertët bëjnë thirrje për një diagnozë të re të varfërisë dhe projekte që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të qarqeve të varfra

Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare. Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më të varfrat në vitin 2011, janë varfëruar më tej në dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojnë kohezionin social dhe për shkak të kësaj dukurie, qarqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtësi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore të shumta.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi ndryshimet në Prodhimin e Brendshëm të Bruto të Rajoneve në të cilin u rezultoi se në tre qarqe ekonomia ishte me rënie në vitin 2019, Dibra me 3%, Kukësi me 2.8% dhe Berati me 2%%. Në të kundërt, qarqet me rritjen ekonomike të lartë ishin Durrësi me 4.3%, Gjirokastra me 4%, Fieri me 3.25 dhe Tirana mbi 2.5%.

Në rang vendi, ekonomia u zgjerua me 2.1% në vitin 2009. E ndarë sipas rajoneve, qendra ku bën pjesë Tirana dhe Elbasani u rritën mbi mesataren kombëtare me 2.2%. Rajoni i Veriut me qarqet e Dibrës, Kukësit, Durrësit, Lezhës, Shkodrës u rrit me 2.1% thuajse në mesataren kombëtare, kryesisht prej zgjerimit të ekonomisë së Durrësit, i cili në 2019-ën u ndikua nga zhvillime pozitive në turizëm. Rajoni i Jugut me qarqet e Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës u rrit 1.78% me ritme më të ulëta se mesatarja kombëtare, për shkak të ndikimeve negative në ekonominë e Beratit.