Dibër/ Shkaktoi aksident për t’i shpëtuar policisë, kapet me kanabis në makinë 35-vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike në automjet. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë momentin të ndalimit, 35-vjeçari ka refuzuar t’iu bindet uni...
Dibër/ Shkaktoi aksident për t’i shpëtuar policisë, kapet me kanabis në makinë 35-vjeçari
Foto: Dibër/ Shkaktoi aksident për t’i shpëtuar policisë, kapet me kanabis në makinë 35-vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike në automjet. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë momentin të ndalimit, 35-vjeçari ka refuzuar t’iu bindet uniformave blu dhe në tentativë për t’u larguar ka aksidentuar një automjet të parkuar.

“Drejtuesi i automjetit shtetasi D.C., 35 vjeç, nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe gjatë largimit përplasi një automjet të parkuar, por është kapur pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 35 vjeçarit (i dënuar më parë për disa vepra penale ) një sasi lënde narkotike canabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjet një dozë lënde narkotike canabis sativa dhe një grirëse metalike që dyshohet se shërben për përpunimin e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë të rendit publik”, “Largim nga vendi i aksidentit”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.