Diana Ziu i dërgon letër të hapur Ramës/ Ku e gjejnë guximin Vera dhe Zhani për të shpërdoruar 400 milionë?!

Letër e hapur z. Edi Rama Nga Diana Ziu: Kryeministër, ndoshta gabohem kur mendoj se zërat publike kanë ende impakt në shoqerinë tonë, por po e bëj dhe një përpjekje. Është mëkat që ka njerëz të cilët...

Letër e hapur z. Edi Rama

Nga Diana Ziu:

Kryeministër, ndoshta gabohem kur mendoj se zërat publike kanë ende impakt në shoqerinë tonë, por po e bëj dhe një përpjekje.

Është mëkat që ka njerëz të cilët më tepër do humbasin kohë për mbrojtjen e modelit të vjetër të shikimit të botës, se sa ta rregullojnë atë.

Po e nis një letër të thjeshtë por të rëndësishme për shoqërinë sot, për t’iu vënë në dijeni për çrregullime, abuzime, heqjen e vlerave të artistëve, mungesë transparence e favoritizëm në një vend ku dënohesh për 40 mijë lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion bën si të të dojë qejfi.

Por unë do vazhdoj t’i quaj me emërtimin e tyre të vjetër, apo të rinisë së tyre më saktë, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende janë të brymosur me kohën e urdhërave nga lart, ndaj dhe më lind pyetja:

Ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë të duan, për sa kohë nuk kanë urdhër nga lart!

Kush vallë i përkrah kaq shumë?

Ku e gjejnë atë forcë mbështetëse që duhet për të bërë si në mall të babës me pronën e shtetit, me 400 milon lekë fonde, e më e rënda, me vete krijimtarinë kombëtare.

  1. Kryeministër, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” për këtë kategori kuadrosht të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

Ajo që më shqetëson më shumë sot si intelektuale dhe krijuese, nuk janë dy shokët, për të cilët gjithë vendi ka një javë që gumëzhin për abuzimin me pushtetin dhe fondet, por për modelin që ata kanë krijuar, dhe mirëmbajnë pa j’u hyrë gjemb në këmbë.

Pa folur për marrjen e fymës që i bëjnë dhjetra e dhjetra regjizoreve dhe artistëve  të rinj, të cilët nën ombrellën e shokëve në fjalë nuk kanë asnjë mundësi përveç se të ikin, e të ikin nga sytë kembët madje.

5 pyetje publike për ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja:

  1. Pse nuk ka një ekip kontrolli për procedurat e konkurimit, të shkelura me fakte publike?
  2. Si mund të mos ketë as rregullore të miratuar as një keshill artistik për një aktivitet që menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike?
  3. Si janë shpallur këngë fituese, materiale të cilat nuk janë shkruar apo përfunduar ende dhe sot?
  4. Si është e munduur që mekanizmat për transparencen dhe luftën kundër korrupsionit vetëm në festivalin e RTSH nuk ndërhyjnë dot?
  5. A e keni forcën të urdhëroni nga lart që mos të përdhoset krijimtaria kombëtare, apo i vetmi urdhër nga lart për këta njerëz është vetëm ai i KRIJUESIT…!

Me respekt,

Diana Ziu.