Një 30 vjeçar nga fshati Duhanas në Berat, u dhunua barbarisht tre ditë më parë nga tre të rinj.
Siç u raportua, 30 vjeçari është masakruar me grushta dhe shkelma, duke e lënë pa ndjenja të shtrirë në tokë.
I plagosuri N.Ç,30-vjeç, ka ndenjur pa ndjenja për rreth 30 minuta, përpara se të mbërrinte ambulanca.
Fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç, të tre banues në Berat.
Policia pati deklaruar se të rinjtë do të akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, por çuditërisht ditën e sotme Gjykata e Beratit i ka lënë të lirë tre agresorët./apel.media