Një 32 vjeçar është arrestuar pasi dhunoi një mjek në qytetin e Peqinit.
Sipas informacioneve nga policia, shtetasi me inicialet A. K. Ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka goditur për shkak të detyrës mjekun me inicialet Y. T.
Autori është arrestuar menjëherë nga policia. Kujtojmë se me ndryshimet e Kodit Penal dhuna ndaj mjekëve dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.
Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./apel.media