Dhunoi mjekun e Spitalit në Gramsh, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga pasi ka dhunuar një mjek në krye të detyrës. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...
Dhunoi mjekun e Spitalit në Gramsh, arrestohet 59-vjeçari
Foto: Dhunoi mjekun e Spitalit në Gramsh, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga pasi ka dhunuar një mjek në krye të detyrës.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.