Dhunoi gruan e tij, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi ka dhunuar gruan e tij. Po ashtu dy persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 22-vjeçar është proceduar pasi ka kryer m...
Dhunoi gruan e tij, arrestohet 42-vjeçari në Fier
Foto: Dhunoi gruan e tij, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi ka dhunuar gruan e tij.

Po ashtu dy persona të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 22-vjeçar është proceduar pasi ka kryer manovra të rrezikshme me makinë, ndërsa një 53-vjeçar është proceduar pasi ka goditur me sende të forta një kalë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kryer manovra të rrezikshme, me automjetin që drejtonte, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta një kafshë shtëpiake (kalë).”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.