Dhunoi fizikisht kunatin e tij, arrestohet 36 vjeçari nga Durrësi

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.B.,36 vjeç, banues në Durrës, pasi në afërsi të banesës së tij, ka dhunuar fizikisht kunatin e tij shtetasin M.N.

Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme