Majlinda Dehima është edukatorja që akuzohet për dhunë kundrejt një 3-vjeçarje gjatë qëndrimit të saj në kopësht.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet publikimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, ku dukej edukatorja duke dhunuar të miturën, e cila ka thyer këmbën.
Edukatorja u arrestua më 9 nëntor dhe akuzohet për veprën penale ”Keqtrajtim i të miturit”. 48-vjeçarja do të përballet nesër me akuzat në seanën gjyqësore dhe do të caktohet masa e sigurisë sipas kodit penal.