Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë një person për dhunë në familje, një 40-vjeçar për përndjekje. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe tre p...
Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen 5 persona në Tiranë
Foto: Dhunë në familje dhe përndjekje, arrestohen 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga kanë rënë një person për dhunë në familje, një 40-vjeçar për përndjekje. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe tre persona të tjerë të cilët akuzohen për aksident, drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – S. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit; – J. N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin A. V., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; – F. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur (të moshave 14 dhe 17 vjeç), pasi dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, iu kanë marrë një shumë parash, disa bashkëmoshatarëve të tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.