Dhunë ndaj mamasë dhe kundërshtim i punonjësit të policisë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Policia ka arrestuar edhe një 31-vjeçar, pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë, për kryerjen e kontrollit në automjet ku ishte pasagjer.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 27 vjeçar, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasin 31 vjeçar, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit në një automjet ku 31-vjeçari ishte pasagjer.”-njofton policia.