Dhunë kundër prindërve, gruas dhe fëmijëve, tre të arrestuar në Shkodër dhe Durrës

Tre persona janë arrestuar nga policia në Shkodër, dy prej tyre për dhunë në familje. A. H., 30 vjeç u arrestua pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. G. K., 51 vjeç u arrestua pasi në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike nga ish-bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga gjykata.

Gjithashtu u arrestua B. R., 55 vjeç, pasi një grua 40-vjeçe e kallëzoi se ka tentuar që ta përdhunojë. Një tjetër person për dhunë në familje është arrestuar në Shijak. Sipas policisë S. B., 26 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.