Dhunë, kanabis dhe veprime të turpshme në publik, katër të arrestuar në Tiranë

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë në pranga kanë përfunduar shtetasit me inicialet I. M., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

– S. S., 20 vjeç, pasi është konstatuar duke shitur lëndë të dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit N. Sh., 37 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 59 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë veprime të turpshme në publik, në prani të një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.