Dhuna në PD u organizua dhe drejtua nga Lulzim Xhelal Basha!

Ylli Manjani shkruan: Ska asnjë emër tjetër përgjegjës për këtë dhunë të pashoqe ndaj anëtarët të partisë Demokratike. Lulzim Xhelal Basha është përgjegjësi direkt i kësaj dhune shpërpjestimore dhe kr...
Dhuna në PD u organizua dhe drejtua nga Lulzim Xhelal Basha!
Foto: Dhuna në PD u organizua dhe drejtua nga Lulzim Xhelal Basha!

Ylli Manjani shkruan:

Ska asnjë emër tjetër përgjegjës për këtë dhunë të pashoqe ndaj anëtarët të partisë Demokratike.

Lulzim Xhelal Basha është përgjegjësi direkt i kësaj dhune shpërpjestimore dhe krejt të shmangshme!

  1. Mbajtja me dhunë e selisë së partisë.
  2. Fyerja masive ndaj demokratëve.
  3. Blindimi i një godine publike, ku duhet të bëhet politikë.
  4. Rekrutimi i mercenarëve të dhunshëm për të goditur anëtarët e PD.
  5. Mbajtja dhe përdorimi i armëve të zjarrit pa leje, përfshi këtu eehe gazin lotsjellës.
  6. Goditja dhe plagosja e qytetarëve, anëtarë të Partisë Demokratike

Janë elementët e dhunës banditeske të drejtuar nga Lulzim Xhelal Basha.

Policia e Shtetit, me sqarimin që bën, na ndihmoi të kuptojmë përfundimisht kush është dhunuesi i PD. Keqardhje që ata u bënë me banditin!

Anëtarësisë së PD i lind e drejta të reagojnë proporcionalisht!

Paqe me banditin nuk mund të ketë!