Dhoma Ekonomike e Diasporës: Sfida e 2021, mbështetja e start up-ve me mentorë të diapsorës dhe rritja e shërbimeve

Dhoma ekonomike e diasporës festoi një vjetorin e saj. Rrugëtimi në vitin e parë ka qenë tejet i vështirë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënon dhe ditëlindjen e Dhomës së Diasporës, u shoqërua me efektin negativ të pandemisë së covid 19, e cila ka gjunjëzuar ekonomitë botërore.

Në një vit dhomë diaspore shënohen një sërë marrëveshjesh dhe kryesorja, lista e gjatë e projekteve të cilat duhet të realizohen në vitin 2021.

Në fjalën e tij të përshëndetjes, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, njoftoi se në muajin dhjetor do të nënshkruhen të tjera marrëveshje, duke shpresuar që pandemia do të përfundojë së shpejti. Ndërsa Presidenti i Nderit, Lazim Destani, shpresoi se duke lënë pas pandeminë do të ketë më shumë mundësi për të hapur vende të reja pune dhe mundësi të zhvillimit të bizneseve.  

Znj. Elisabeta Katiaj, kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, me rastin e një vjetorit të Dhomës së Diasporës u shpreh se: “Ekonomia digjitale po zhvillohet dhe moshat që janë më shumë se të rinj nuk duhet të ndihen në siklet”. Madje së bashku me  koordinimin që shqiptarët e diasporës do të ofrojnë.  janë të mirëpritur të vijnë të investojnë në Shqipëri”.

Ndërsa Ardian Leka, kryetari i Dhomës Ekonomike të Diasporës, në listën e gjatë të synimeve dhe prioriteteve për vitin 2021 theksoi rritja e anëtarësisë dhe e shërbimeve do të sjellë edhe produktivitetin. Gjithashtu ndërtimi i bizneseve mobile, mbështetja e të paktën 4 projekteve me donatorë dhe mentorë  të diasporës, gjetja e fondeve operacionale si dhe krijimi i një instrumenti financiar të diasporës shqiptare dhe krijimi i kalendarit vjetor për aktivitetet ndërkombëtare, do të gjejnë zbatim në 2021, ku sfidat do të vazhdojnë të jenë të mëdha.