Dhoma e Biznesit të Diasporës, takim me Këshilltaren për Çështjet Ekonomike në Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulta

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare takim me Këshilltaren për Çështjet Ekonomike pranë Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ditën e sotme zhvilloi një takim me Dr. Aida Lahi, Këshilltare për Çështjet Ekonomike pranë Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë. Takimi  u përqëndrua mbi çështje që kanë të bëjnë rreth bashkëpunimit midis DHBD dhe Ambasadës Holandeze nëpërmjet projekteve në fushën e rritjes së transparencës dhe luftës kundër korrupsionit në marrëdhëniet mes sektorit privat dhe institucioneve publike . Temë e diskutimit ishin edhe përmirësimi i klimës së biznesit si edhe krijimi i mundësive të zhvillimit profesional, të të rinjve shqiptarë.

Në takim morën pjesë Z. Ardian Lekaj, Kryetar i DHBD, Z. Durim Tabaku, Drejtor Ekzekutiv dhe Znj. Elisabeta Katiaj, Kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj./Apel.Media