Dhimitri braktis mbledhjen e Komisionit/ Nuk e njeh Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave

Komisioni i Medias që u mblodh mëngjesin e sotëm, është shoqëruar me tensione mes të pranishmëve.

Drejtuesja e komisionit, Fatjona Dhimitri nuk ka pranuar të njohë Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.

“Unë refuzoj që të ulem në një tavolinë me ju, ju nuk jeni i dekretuar”,-tha Dhimitri. Më pas ajo është larguar nga mbledhja në shenjë demonstrative dhe komisioni do të mblidhet përsëri në një moment tjetër./apel.media