“Dhimbja nuk njeh kufij”/ Pjesëtari i emergjencave serbe, bashkëpunon me ushtarin shqiptar

Tërmeti bën bashkë serbët me shqiptarët

Grupi i emergjencave serbe ka dhënë ndihmën e tij për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, pas tërmetit të fuqishëm.

Pavarësisht se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë vazhdojnë të jenë të tensionuara, një foto e shpërndarë në rrjetet sociale është komentuar nga njerëzit.

Nën diçiturën “Dhimbja nuk njeh kufij”, në foto tregohet se si një pjesëtar i grupit të emergjencave serbe, po bashkëpunon me homologun e tij në Shqipëri.

Kjo foto ka shërbyer për të treguar solidaritetin në ditë të tilla të vështira për vendin tonë./apel.media