Dhelpra që koleksiononte këpucë/ U gjet me koleksionin mbresëlënës të këpucëve në Berlin

Media prestigjoze BBC, dha një lajm aspak të zakonshëm. Një dhelpër në një periferi me gjethe të Berlinit, po hynte në shtëpitë e zonës  – duke mbledhur këpucë.

Për javë të tëra, banorët e Zehlendorf, u zunë keq se një hajdut po vidhte shapkat dhe këpucët sportive nga kopshtet e tyre natën.

Më në fund një njeri e vuri re fajtorin pasi e kapi  “në flagrancë, duke mbajtur shapkat blu në gojën e saj”, raporton e përditshmja Tagesspiegel.

Dhelpra kishte një grumbull prej mbi 100 palë këpucësh.

Burri kishte dyshuar se mund të ishte një dhelpër, pasi ngriti çështjen në një faqe në internet të lagjes dhe mori ankesa nga vendasit e tjerë,  për një palë këpucë të humbura, ose një këpucë që mungonte./BBC