Devijimi i Lanës/ Banorët dalin në protestë: Po bëhet krim me tokat tona…
Banorët që kanë pasur banesat në shtratit të Lumit Lana po protestojnë për devijimin e Lanës.
Ata thonë se kryebashkiaku Veliaj nuk ka strehuar asnjë nga këta familje në banesat sociale dhe ngrenë pyetjen: Kë ka strehuar në banesat sociale Erion Veliaj?
“Dje nënkryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Mazniku publikoi vendimin e Bashkisë së Tiranës, kredinë,fondin për rehabilitimin e shtratit të lum. Këtu nuk po ndodh një rehabilitim, këtu po ndodh devijim i lumit Lana. Jemi mbledhur këtu të denoncojmë arsyen pse po ndodh ky devijim” thonë banorët.