‘Deti deri në 5 ballë’/ Kapiteneria e Sarandës ngre alarmin, paralajmëron anijet dhe varkat turistike

Nga mbrëmja e së mërkurës deri të premten anijet dhe jahtet turistikë duhet të kenë kujdes me daljet në det, paralajmëron Kapiteneria në Sarandë.

“Anijet dhe varkat turistike të bëjnë kujdes me daljet në det dhe udhëtimet drejt plazheve jashtë Gjirit të Sarandës në ditët e fundit nga e mërkura në mbrëmje deri të premten”, paralajmëron Kapiteneria  në Sarandë.

Ky paralajmërim  i Kapitenerisë Sarandë në drejtim të varkave turistike vjen pas parashikimeve se që nga mbrëmja e së mërkurës deri të premten valëzimi, kryesisht në orët e pasditeve, do të jetë deri në 5 ballë.