Detaje të reja nga plagosja në Vlorë/ Vajza i kishte dhënë fund lidhjes, por 30 vjeçari nuk pranonte

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një histori dashurie e prishur, për të cilën 30-vjeçari nuk binte dakord. Dyshohet se agresori dhe 20-vjeçarja Kostandina Zanaj, e cila ishte studentë në Vlorë kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme, e cila kishte marrë fund.

Autori, kishte lënë takim me 20-vjeçaren në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore.

Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetën dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Agresori kishte deklaruar para shërbimeve të policisë se e kishte mbiemrin “Nikaj”, por pas verifikimeve në sistem, rezultoi se mbiemri i tij është “Likaj”./Panorama.al