Detaje mbi ngjarjen e Librazhdit/ Në dhomën e çiftit nuk është gjetur asnjë substancë…

Çifti i ri, i cili dyshohet se është vetë-helmuar në Librazhd, kishte vetëm 5 ditë që ishte martuar.

Ndërsa mësohet se 27 vjeçari prej disa vitesh jeton dhe punon në Greqi, ndërsa vajza jetonte në Shqipëri.

Policia dyshon se çifti është vetëhelmuar me fotoksinë, mirëpo nuk është gjetur asnjë gjurmë fotoksine në dhomën e tyre.

E ëma e djalit, Bukurie Hajdari ka qenë ajo që ka gjetur nusen e vdekur dhe djalin e saj në gjendje të rëndë. Në ato momente ajo pasi ka pritur që ata të zgjohen ka shkuar në dhomën e çiftit, ku dhe është përballur me tragjedinë.

Më pas çifti është transferuar drejt spitalit, ku nga bluzat e bardha është njoftuar dhe policia. Organet kompetente kanë filluar hetimet, por deri tani në dhomën e çiftit nuk është gjetur asnjë substancë e cila mund të jetë përdorur për vetëhelmim./apel.media