Ish kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ndodhet prej disa kohësh në arrati. Me datën 11 nëntor Prokuroria e Tiranës firmosi urdhrin e arrestit për Kajmakun.
Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij, si dhe ka vëzhguar banesat e të afërmve të tij. Sipas policisë janë kryer 13 operacione për kapjen e tij.
Kontrollet e forcave të policisë janë kryer, në Fushë –Prezë dhe në rrethinat e Prezës. Sipas pretendimit të policisë, janë bërë përpjekjet maksimale për të prangosur Kajmakun, por që nuk kanë dhënë rezultat. Nga kryebashkiaku i mbështetur nga Edi Rama, sot është kryebaashkiaku më i kërkuar nga policia.
Përmes avokatit të tij, Agim Kajmaku ka deklaruar se do të dorëzohet me kushtin që të mos burgoset, por të hetohet në gjendje të lirë. Prandaj vendimi i Gjykatës së Tiranës është apeluar nga avokati i tij./apel.media