Tirana arriti të rikthehet te fitorja në derbi pas 6 vitesh. Bardheblutë mundën me rezultatin 1-2 Partizanin në stadiumin e ri “Air Albania” me golat e Bathës dhe Cobbinah, ndërsa për Partizanin shënoi Bardhi.
Sfida nisi me spektakël dhe ritëm nga të dyja ekipet dhe mesfushori bardheblu Batha gjen golin që minutën e 8-të, ndërsa dy minuta më vonë Bardhi barazon ndeshjen edhe pse Solomon ishte në pozicion jashtë loje.
Në fundin e ndeshjes kur dukej se gjithçka do të mbyllej në barazim, Tirana nis një kundërsulm me Cobbinah që pason për Muçin që godet drejt portës. Portieri i Partizanit Alban Hoxha fillimisht e priti goditjen nga ana e Muçit por Cobbinah ia del që të shtyjë topin pas vijës fatale të portës.
Me këtë fitore Tirana shkonë në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Partizani qëndron në kuotën e 25 pikëve./apel.media