DENONCIM/’Përplasje me armë, policia nuk ndërhyri’, reagon Berisha

Pas një denoncimi të bërë nga një qytetar , bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri, në lagjen nr.3, në rrugën “Lefter Talo” Sarandë. Denoncuesi shkruan se policia pasi mbërriti në vendin e ngjar...

Pas një denoncimi të bërë nga një qytetar , bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri, në lagjen nr.3, në rrugën “Lefter Talo” Sarandë. Denoncuesi shkruan se policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk arrestoi agresorët.

Ish kryeministri Sali Berisha e ka publikuar këtë denoncim në rrjetin e tij social facebook.

Postimi i plotë:

 Përplasje me armë në Sarandë, narkopolicia nuk ndërhyn: Janë tanët! Sb
 Përshendetje doktor, në Sarandë sapo ndodhi një sherr, i cili përfundoi në përdorimin e armëve. Policia erdhi dhe nuk i beri asgjë agresorëve, të cilët ishin të armatosur në një Smart të bardhe me targa greke. Sherri ndodhi ne lagjen nr. 3 rruga “Lefter Talo”. Siguria është zero, zoti të na ruaj! Anonim të lutem./old.apel.media