Denar Biba emërohet kryetar i Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi ka emëruar Denar Bibën si kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës. Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime. Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmërua...

Kuvendi ka emëruar Denar Bibën si kreun e ri të Autoritetit të Konkurrencës.

Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime. Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe.

Gjatë kësaj seance opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n miratohet me 108 vota pror, 0 kundër dhe 0 abstenime.