Denaj me fermerët në Fier: Të realizojmë bashkimin e operatorëve për të dalë në tregjet ndërkombëtare!

Fieri është një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri. Nxitja e modelit të bashkimit të operatorëve shihet si instrumenti i duhur në rritjen e shkallës, cilësis...
Denaj me fermerët në Fier: Të realizojmë bashkimin e operatorëve për të dalë në tregjet ndërkombëtare!
Foto: Denaj me fermerët në Fier: Të realizojmë bashkimin e operatorëve për të dalë në tregjet ndërkombëtare!

Fieri është një nga rajonet me potencialin më të lartë të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri.

Nxitja e modelit të bashkimit të operatorëve shihet si instrumenti i duhur në rritjen e shkallës, cilësisë, eksporteve dhe të ardhurave për familjete fermere dhe ekonominë e vendit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me fermerët dhe sipërmarrës të bujqësisë në zonën e Fierit.

Ajo theksoi nevojën për të kaluar nga prodhimi në shkallë të vogël, në një shkallë të mesme në fillim dhe pastaj në një shkallë më të madhe.

“Do jap disa shifra për të kuptuar se sa potencial ka ende në këtë zonë. Flasim për gati 87 mijë ha sipërfaqe toke të punueshme, 21 mijë ha drufrutor, 1 100 ha serra dhe 84 mijë fermerë nga të cilët 30 mijë janë të pajisur me NIPT”, tha Denaj.

Ministrja shprehu angazhimin dhe mbështetjen, për të nxitur bashkimin e operatorëve në sektorin e bujqësisë, si faktor kyç në rritjen e ekonomisë së shkallës dhe mbështetjen e fermerëve përmes Skemës Kombëtare.

Ministrja u ndal në krijimin e fermave organike dhe rëndësinë e certifikimit të prodhimit bujqësor me Global Gap, që është një ‘pasaportë‘ për eksportet e produkteve “made in Albania”.

Global Gab, është një produkt certifikimi sipas standardeve ndërkombëtare. Global Gab në Shqipëri ndodh përditë, përvit dhe Skema Kombëtare mbështet kostot për certifikimin global GAP.

Denaj ftoi fermerët të bashkohen për të arritur kërkesën që kërkon certifikimi Global Gab, pasi në sipërfaqe të vogël nuk arrihen të realizohen dot të gjitha kërkesat.