Dëmtohet kabulli elektrik, plagoset punëtori në Vlorë/ Policia vë në pranga 2 persona

ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tyre u bë pasi S.B. me detyrë teknik zbatues dhe L.Ç. në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij dëmtimi ka mbetur i plagosur punonjësi F. K., 66 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve.

Njoftimi nga Policia:

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjesnë punë”

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës”, Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.