Dëmtimi i Barellës/ Fati i Interit në pikëpyetje

Megjithëse  Interi fitoi në transfertë kundër Torinos dhe vijon të jetë në garë për titullin e Seria A, nuk ka mundur që ta shijojë  fitoren, pasi pas një lajmi të mirë ka ardhur dhe një lajm i keq.

Nicolo Barella, mesfushori i Interit rrezikon që të hyjë në sallën e operacionit, kjo pas një dëmtimi që pësoi në këmbën e djathtë. Pas dëmtimit Barella  u detyrua të largohej nga fusha që para përfundimit të pjesës së parë.

Me sa mund të kuptohej nga shprehjet e fytyrës ishte e dukshme që dhimbjet ishin të mëdha. Sipas të dhënave që kanë dalë nga kqyrja mjekësore, futbollisti ka pësuar këputje të ligamenteve të gjurit. Megjithatë në orët në vijim do të zhvillohen të tjera vizita të cilat do ta qartësojnë akoma më shumë situatën./ apel.media