Puna për inspektimin e banesave të dëmtuara vijon ende në Bashkinë e Vorës.
Katër grupe inxhinierësh janë në terren duke inspektuar çdo godinë të dëmtuar.
Krahas inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit, në këto grupe ka edhe inxhinierë të ardhur nga Rumania.
Vora, Kodër-Vora dhe Marqineti, janë zonat e para ku ka nisur ky proces, pasi janë edhe zonat që kanë numrin më të madh të godinave.
Deri tani janë inspektuar rreth 90 godina, nga të cilat 18 janë godina arsimore. Prej tyre, 40 objekte janë shpallur të pabanueshme, pas vlerësimeve të bëra nga ana e inxhinierëve./apel.media