Dembele revoltohet me gazetarët

Sulmuesi Ousmane Dembele shfaqet tepër i nervozuar përpara mediave përsa i përket çështjes së gazetarëve.

Gjatë kohës kur Dembele ndodhej në aeroport, ai reagoi duke thënë: “Këta gazetarët spanjollë të çajnë by…” . Ky nervozizëm duket se është pasojë e shumë pyetjeve që i bëhen lojtarit, të cilat nuk kanë lidhje aspak me futbollin.

Sulmuesi i blerë për vlerën e 105 mln € në vitin 2017 nga skuadra e Dortmund,  këtë sezon ka arritur të realizojë vetëm një gol në 9 ndeshje të luajtura dhe duket sikur nuk po bind me paraqitjet e tij. Kjo do të thotë se e ardhmja e Dembele nuk është e sigurtë. /apel.media