Treni i linjës Shkodër -Podgoricë ka dalë nga shinat.
Teksa treni i mallrave po udhëtonte drejt Shkodrës ai ka dalë nga shinat në afërsi të Koplikut.
Kjo, për shkak të amortizimit në vite të hekurudhës dhe mungesës së investimeve.
Kjo nuk është hera e parë që treni i mallrave del nga shinat, pasi një incident i tillë ndodhi edhe 2 vite më përpara./apel.media