Lady Diana ka qenë një nga princeshat që ka thyer më së shumti rregullat. Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, Princesha mbante të veshur një fustan kadife, për të cilin u kritikua se kishte thyer rregullat e protokollit mbretëror, kjo për shkak të dekoltesë dhe krahëve të zbuluar.
Fustani ishte dizenjuar nga Victor Edelstein, në qershor të 1997, ndërkohë që rreth dy muaj përpara vdekjes tragjike të saj, u shit në ankand për rreth 100 mijë stërlina.
E veshur me fustanin që mbeti në kujtesën e njerëzve, Princeshë Diana bëri kërcimin e famshëm me John Travoltën.
Fustani doli sërish në ankand në vitin 2013 dhe u ble nga një anglez për gruan e tij, në vlerën 240 mijë stërlinash.
Ndërsa vlerësimi fillestar i fustanit në ankandin që do të zhvillohet së shpejti, do të jetë rreth 400 mijë euro./apel.media