Dekretimi i datës së zgjedhjeve nga Meta, Veliaj: Ilir Meta ka qenë më shumë lojtar politik se sa president

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emsionin ‘Real Story’ tha se Meta ka qenë më shumë një lojtar politik se sa president.

“Mandatet e pjesshme janë plotësim mandate. Bën më sens kjo e jona ku zgjedhjet janë grupuar në një datë. Presidenti Meta nuk njohu zgjedhjet dhe anomalitë e tyre. Akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve.  Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet.  Meta ka qenë lojtar politik, dhe jo president”

Veliaj ka komentuar edhe situatën në PD duke thënë se të dy palët po hanë njëri-tjetrin dhe pavarësisht se kush fiton ky duhet të jetë një mësim.

“Kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar Bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”- tha ai”