Deklaroi se ishte helmuar/ Kalon rrezikun avokati Altin Goxhaj

Avokati i njohur Altin Goxhaj, përmes disa fotove që publikoi në rrjetet sociale, tregoi për publikun e gjerë se kishin tentuar që ta helmojnë. Goxhaj tha gjithashtu se kishin përdorur metoda të sofis...

Avokati i njohur Altin Goxhaj, përmes disa fotove që publikoi në rrjetet sociale, tregoi për publikun e gjerë se kishin tentuar që ta helmojnë.

Goxhaj tha gjithashtu se kishin përdorur metoda të sofistikuara për ta asgjësuar, pasi edhe vetë mjekët nuk arritën të nxjerrin një përfundim se cila ishte diagnoza e shqetësimeve të tij.

Mbrëmjen e djeshme avokati ka lajmëruar se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe falenderoi të gjithë të afërmit që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë:

Sot është mëngjesi i parë që i kam të gjithë parametrat në rregull që nga ushqyerja e deri te nxjerrja jashtë por ende s’kemi gjetur diagnozën e kujt helmimi.

Temperatura është stabilizuar dhe s’ka më 40 gradë. Dhimbjet dhe lodhja kanë ikur. Ndaj përveç se të mbaroj serumet do iki jashtë për disa ditë për të bërë diagnostikimin e plotë.

Në këmbë më keni që sot