Deklarim i rremë i pasurisë/ Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq çështjen për ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “Refuzim për deklarimin, mosdek...
Deklarim i rremë i pasurisë/ Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha
Foto: Deklarim i rremë i pasurisë/ Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq çështjen për ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale të “Refuzim për deklarimin, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, dhe nëse shpallet fajtor, rrezikon një dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg.

Hetimet për Fushën nisën në vitin 2019, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi hetim lidhur me faktet e dala gjatë procesit të vetingut.

Njoftimi:

Në funksion të hetimeve të procedimit penal nr. 2733/2019, në ngarkim të të pandehurit P.F., rezulton se janë përfunduar hetimet lidhur me akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë, i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pgr. 2, i Kodit Penal dhe në datën 05.12.2023 çështja i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për shqyrtim.

Shtetasi P. F., ka qenë me detyrën e prokurorit dhe në bazë të ligjit iu nënshtrua procesit të rivlerisimit.

Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, raporti me rezultatin përfundimtar të hetimit administrativ për ish-prokurorin P.F., ku u kërkua të hetohet për faktet në kuadër të rivlerësimit kalimtar. Ky fakt ka shërbyer për regjistrimin e çështjes penale, në ngarkim të tij dhe më pas ka sjellë marjen e tij në cilësinë e të pandehurit.