Deklaratat e Ramës për veton bullgare/ Reagon Sofja: Nuk është hera e parë që dëgjojmë cilësime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra në Bruksel nga kryeministri Edi Rama.

Deklarata e plotë

Bullgaria ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që mbështesin përkatësinë evropiane të popullit shqiptar.

Ne kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.

Ndër vite nuk ka pasur shumë zëra të tjerë me ne në këtë kauzë. Ne e mbrojmë atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane.

Si kundërpërgjigje, nuk është hera e parë që dëgjojmë cilësime të paprovokuara të ashpra, fyese nga një kryetar qeverie.