“Dëgjo o kufomë”, Braçe i përvishet Bashës/ “Vrave 4 persona në 21 Janar”

Deputeti Erion Braçe i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, teksa ky i fundit e stigmatizoi sot në konferencën me mediat si personin që kur ish-zv.kryeminister, ka firmo...
“Dëgjo o kufomë”, Braçe i përvishet Bashës/ “Vrave 4 persona në 21 Janar”
Foto: “Dëgjo o kufomë”, Braçe i përvishet Bashës/ “Vrave 4 persona në 21 Janar”

Deputeti Erion Braçe i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, teksa ky i fundit e stigmatizoi sot në konferencën me mediat si personin që kur ish-zv.kryeminister, ka firmosur koncensionet me kosto të frikshme për qytetarët, ndërsa tani bën opozitarin në Facebook.

Nuk ka vonuar shume dhe Braçe i ka kujtuar Bashës 21 Janarin, kur askohe ai ishte ministër Brendshëm, pushkatoi 4 qytetarë dhe plagosi 20 të tjerë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

DEGJO KUFOME!

A e mban mend #21JANARIN?

Eshte dita kur ti si minister i Brendshem, ne komande te nje zinxhiri kriminal, nen urdher e ne bashkepunim, pushkatuat 4 shqiptare e plagoset mbi 20 te tille;

ME DASHJE E PA GJYQ!

A e mban mend 22 JANARIN?

Eshte kjo dita e kesaj fotoje, kur ti si minister i Brendshem, i dole per zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shperblim pushkatareve, njeri ne kete foto!

Te te pyes:

TE ZE GJUMI NATEN?

Po e le fare drejtesine e munguar, por a te ze gjumi naten me kater te pushkatuar mbi kurriz gjithe jeten?

Te jesh i bindur qe nuk fshihesh dot pas ketij tjetrit, nuk lahesh e pastrohesh duke perzene kete tjetrin, TI DHE AI JENI DY GJYSMA TE SE NJEJTES SE KEQE PLOT GJAK E VIKTIMA!

Kaq kete here per ty!

Tani per shqiptaret;

Une Erion Brace ne cilesine e zevendes kryeministrit kam firmosur:

  1. Koncesionin e aeroportit te Kukesit, procedure e MIE dhe jam krenar qe ai aeroport eshte funksional prej muajsh;
  2. Shtese ne kontraten e koncesionit te KROMIT, procedure e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate te disa njesive, objekteve;
  3. Ndryshim ne koncesionin e SKANIMIT, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore per te;
  4. Koncesionin e aeroportit te Vlores, procedure e MIE, dhe do jem shume krenar kur ai te jete ndertuar e plotesisht funksional;
  5. Koncesionin e Laboratoreve, procedure e ministrise se Shendetesise e qe ndryshon krejtesisht gjendjen ne spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjes dhe Sarandes;
  6. Koncesioni i ndertimit te HEC, kontrate shtese mbi kontraten e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje.

Kaq! Ne dy vite e gjysem jane vetem keto dhe asgje tjeter;

Firmosur diten per diell e pa u fshehur asnje sekonde.

Tani, KUFOME, kishe thene ne ate FOLTOREN tende-asgje ndryshe nga ajo foltorja e gjysmes tende, se une shaja naten qeverine time!

Habi e madhe, une paskam share qeverine time dhe ti je shqetesuar?

Kete doje te thoje?

E kupton c’budalla bul je?

Per shqiptaret edhe nje here;

Kurre nuk kam share qeverine time, kerkend ne te.

Poo kam thene cfare nuk ka shkuar mire, cfare nuk ka qene e drejte dhe cfare duhej bere ndryshe;

E KAM THENE ATY BRENDA, TROC E QARTE, NE SY MADJE!