Dasma Romanovëve në Rusi/ Princesha Elia Zaharia, ndan detaje

Një martesë historike ajo e Princit George Romanov dhe Princeshës Victoria Romanovna. Për ne ishte lumturi shumë e madhe të përjetonim kurorëzimin e dashurisë së dy miqve tanë, dy të rinjve të mrekullueshëm që meritojnë të gjithë bekimet dhe lumturinë e botës. St. Petersburgu u gjallërua nga kjo dasëm fantastike që mikpriti të ftuar nga e gjithë bota, duke shpërfaqur madhështinë e një vendi me histori dhe tradita europiane. 100 vite pas revolucionit, Rusia na dhuroi një dasëm mbretërore si në përralla. Kurorëzimi u celebrua në Katedralen St. Issac, ndërsa darka e dasmës u mbajt në sallën madhështore të muzeut etnografik.

Fjalimi prekës i Dukeshës së Madhe Maria Romanov do të mbetet nga më të ndjerët: Paraardhësit tanë sonte buzëqeshin atje lart në qiell…Tre ditët e kësaj martese të paharrueshme do mbeten të vyera në kujtesën time. Zoti e bekoftë dashurinë e tyre me trashëgimtarë e lumturi pafund!

Princeshe Elia Zaharia shkruan :

Gjej rastin të falenderoj nga zemra ata që më mbështetën në këtë event madhështor:

Blerina Kllokoqi Rugova je e pazëvendësueshme, faleminderit që më nderon kudo, je frymëzim e buron talent!

Njomza Luci je unike në artin e kapeleve, fat që të kam!

Armar Gold faleminderit për stolitë e çmuara si edhe për të gjithë kujdesin që tregoni!

Një falenderim i përzemërt shkon për Milot Muçën, i cili krijoi vëthë specialë frymëzuar nga stolitë e dikurshme të familjes Romanov. Të lumshin duart Milot! Je super i talentuar, kreativ dhe perfeksionist! Muça është brand me origjinë shqiptare i vendosur në USA, New York.