Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se nëse zgjedhjet bëhen në bazën e një platforme që do të propozojë opozita, janë gati të hyjnë në zgjedhje.
I ftuar në studion e “News 24”, ai ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e opozitës për të hyrë në zgjedhje të parakohshme.
Më tej Shehi shtoi se opozita do të dorëzojë një platformë të përbashkët dhe mbi bazën e kësaj platforme janë të gatshëm të hyjnë sa më shpejt në zgjedhje.
“Ne do të dorëzojmë një platformë të përbashkët dhe mbi bazën e kësaj platforme jemi gati të hyjmë që nesër në zgjedhje. Ne e pranojmë vetëm që të hyjmë në zgjedhje një ditë e më parë.
Nëse Reforma Zgjedhore është për zgjedhjet e 2021 unë do sugjeroja mos të ketë ngutje”,-tha Dashamir Shehi.
Më pas kreu i LZHK-së, ka ‘parashikuar’ se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë zgjedhjet. Ai tha se me një parlament të ri mund të bëjnë një ligj të ri zgjedhor.
“Ne kërkojmë përmbysje aq sa të jetë e nevojshme për të hyrë në zgjedhje. Më pas me një parlament të ri mund të rishikojmë Kushtetutën, mund të bëjmë edhe një ligj të ri zgjedhor”,- theksoi Shehi./apel.media