Dashamir Shehi i drejtohet Ramës- Tërmeti hoqi tullat e shtëpive, ti po heq tullat e shtetit

Një një dalje televizive Dashamir Shehi e ka krahasuar Kryeministrin Rama me tërmetin, ndër të tjera ai ka thënë, se tërmeti ka hequr tullat e shtëpive, ndërsa Rama po heq tullat e shtetit shqiptar.

Shehi theksoi ndër të tjera se kalimi në komisione i paketës anti-shpifje në këtë kohë është një gjest i turpshëm.

”Siç tërmeti i hoqi shumë tulla shtëpiave,  Rama me grupin e tij të vogël, po i heqin tullat shtetit shqiptar. Unë kam frikë se kjo situata e rindërtimit do zgjatet shumë.  Kjo e keqe na tregoi se dobësitë ishin të shtetit.

Ky zotëria që kemi në krye shkon shtëpi me shtëpi dhe qan e vajton. Në nuk kemi nevojë për vajtojsa por burra shteti.

Në këtë tymnajë, ky mendon se s’ka për tu kujtuar njëri për padrejtesitë që ka bërë.

Sot do të kalojë në komision një ligj i turpshëm që bllokon mediat.

Po  në darkë pse si vjen me qa këtyre. Në darkë mendojnë të bllokojnë mediat, si të bëjmë PPP, si të bëjmë ligj që të zëvendësojë gjykatat.

Kush është ky mo Mesia!  Ky e shpëton këtë popull! Ky i ngre çadra! Ky i shpëton familjet!  Ky është sulltanat!

Një sulltan i vogël që bredh lart e poshtë Shqipërisë  dhe merr e ndonjë hoxhë me vetë. Me këtë do i dalim përballë Europës ne.”, tha Shehi./apel.media